7.1 C
New York
Wednesday, October 16, 2024

Buy now

Barcelona e dëshiron Haalandin me çdo kusht kur Camp Nou të rihapet

- Advertisement -

Raportohet se Barcelona po përgatitet për një lëvizje të madhe, ku do të tentojnë ta transferojnë Erling Haalandin nga Manchester City në kohën kur Camp Nou do të rihapet.

Për Sport, pavarësisht vështirësive të vazhdueshme financiare të klubit, presidenti Joan Laporta është i vendosur të sjellë ‘makinën e golave’ norvegjeze në Barcelonë. Laporta synon të transferojë yllin e Cityt në rihapjen madhështore të Camp Nou, e cila është planifikuar për në vitin 2026.

Erling-Haaland

Haaland është lidhur me një largim nga Etihad Stadium për disa kohë mes interesimit nga klube si Barca, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain. 24-vjeçari i ka fituar të gjitha që kur u transferua në Angli nga Borussia Dortmund në vitin 2022. Ai fitoi çmime të njëpasnjëshme. Këpucën e Artë në eliten angleze, fitoi tripletën me Qytetarët në sezonin e tij të parë në Premierligë.

Në sezonin 2023-24, reprezentuesi norvegjez ka një fillim të mirë pasi ka shënuar tashmë 10 gola në shtatë paraqitje në ligë për Cityn dhe ka dy het-trik në emrin e tij.

Erling Haaland Pep Guardiola

Sulmuesi do të rikthehet në fushë për skuadrën e Pep Guardiolës këtë të dielë teksa ata do të përballen me Wolves në udhëtim në Premierligë. Haaland mbetet nën kontratë me Cityn deri në vitin 2027.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit