-1.1 C
New York
Tuesday, December 9, 2025

Buy now

Barcelona e dashuruar me talentin brazilian, problem vetëm çmimi prej 60 milionë eurove

- Advertisement -

Barcelona po përgatitet për një afat veror shumë të ngarkuar në vitin 2026, teksa drejtuesit e klubit synojnë ta përforcojnë skuadrën e Hansi Flick.

Prioritetet kryesore pritet të jenë një qendërmbrojtës, një anësor i majtë i sulmit dhe një sulmues qendror, por në agjendë mund të përfshihet edhe afrimi i një mesfushori të ri.

Sipas Pete O’Rourke (përmes CaughtOffside), ylli i Atalantas dhe i Kombëtares së Brazilit, Ederson dos Santos, është nën vëzhgimin e Barcelonës. Megjithatë, katalanasit do të përballen me konkurrencë të fortë nga disa klube të Liga Premier, përfshirë Liverpoolin, Manchester Cityn dhe Newcastle United.

“Ai ka qenë i lidhur me Liga Premier prej disa vitesh tani. Është një lojtar i jashtëzakonshëm, Ederson, për këtë s’ka asnjë dyshim. Duket se Liverpooli ka nevojë për më shumë fizik dhe energji në mesfushë dhe në skuadër në përgjithësi, ndaj jam i sigurt se ai është një nga emrat që janë në listën e tyre”.

Manchester City është përmendur gjithashtu si i interesuar, Newcastle po ashtu, ndërsa edhe Barcelona është admiratore e madhe e tij. Në tregun aktual, ai mund të jetë i disponueshëm për rreth 40 deri në 50 milionë funte (50-60 milionë euro)”.

Barcelona ishte ofruar më herët me Edersonin

Muajin e kaluar, Barcelona kishte pasur mundësinë ta nënshkruante Edersonin, pasi kjo ide iu ofrua klubit nga agjenti Andre Cury, me të cilin katalanasit kanë marrëdhënie shumë të mira.

26-vjeçari vlerësohet si një futbollist i nivelit të lartë, por gjasat janë të vogla që kampionët aktualë të La Ligës të shpenzojnë shuma të mëdha për një mesfushor.

Arsyeja kryesore lidhet me nevojën urgjente për të transferuar një qendërmbrojtës të ri dhe një numër nëntë, çka do të thotë se pjesa dërrmuese e buxhetit do të kanalizohet drejt këtyre dy pozicioneve.

Për më tepër, Hansi Flick tashmë ka në dispozicion disa opsione shumë cilësore në mesfushë, si Pedri, Frenkie de Jong, Marc Bernal dhe Gavi, çka lë shumë pak hapësirë për një përforcim të shtrenjtë në këtë repart.

Të ngjashme

Të fundit