7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Barcelona do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, nuk do të pengohet nga rasti “Negreira”

- Advertisement -

Sipas një artikulli të publikuar nga drejtori i “Mundo Deportivo”, Santi Nolla, Barcelonës do t’i jepet drita jeshile për të luajtur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pavarësisht nga puna hetimore që po kryen Komiteti i Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s.

Komiteti duhet t’i japë licencat për të luajtur në Evropë përpara datës 15 maj, gjë që do t’i lejojë Barcelonës të luajë në këtë garë evropiane pavarësisht hetimit për rastin Negreira.

Mundo Deportivo raporton se Komiteti i Etikës dhe Disiplinës nuk ka “informacion që mund të mbështesë teorinë e ndalimit të klubit nga garat” sepse nuk ka prova.

Nolla shton në shkrimin e tij: “Që kanali penal ligjor të përparojë, duhet vërtetuar se arbitrat janë blerë ose se ka pasur qëllim për ta bërë këtë. Thjesht deklarimi i mundësisë nuk mjafton”.

Presidenti i Barçës, Joan Laporta, u dërgoi një letër presidentëve të UEFA-s dhe FIFA-s duke u kërkuar që të mos paragjykojnë klubin dhe udhëtoi në Lubjanë për të folur drejtpërdrejt me kreun e UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Prania e Barcelonës në Evropë do të shmangte një goditje të mëtejshme financiare për klubin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit