Home Sport Barcelona do ta ndërtojë një muze kushtuar Messit, për ta financuar kthimin e tij në klub

Barcelona do ta ndërtojë një muze kushtuar Messit, për ta financuar kthimin e tij në klub

0
Barcelona do ta ndërtojë një muze kushtuar Messit, për ta financuar kthimin e tij në klub

Tash e shumë muaj është duke u përfolur për kthimin e shtatë herë fituesit të Topit të Artë në Camp Nou, pasi marrëveshja e tij me Paris Saint-Germainin do të mbarojë në qershor.

Messi nuk është pajtuar me kushtet e reja të kontratës në Paris, që nënkupton se ai mund të jetë lojtar i lirë gjatë kësaj vere. Barça po shpreson se do ta kthejë në shtëpi djaloshin e vet, por nuk e ka të lehtë ta bëjë një gjë të tillë për shkak të telasheve financiare me të cilat po përballet.

Pasi u raportua se presidenti i Laligës, Javier Tebas, po priste për një plan fizibiliteti për kthimin e Messit, gazeta spanjolle AS zbuloi një mënyrë përmes së cilës mund të financohet marrëveshja e tij me Barcelonën.

Thuhet se planet janë që zyrat e vjetra të Akademisë së famshme La Masia, që ndodhën pranë Camp Nou, të shndërrohen në një muze kushtuar heroit argjentinas.

Raportohet se bisedimet kanë nisur me kompaninë e telekomunikimeve, Telefonica, për këtë muze.

Ideja parimore është që ky muze do të tërhiqte mijëra turist dhe tifozë, dhe në këtë mënyrë klubi do të gëzonte të hyra të vazhdueshme me të cilat do ta financonte kontratën e yllit të PSG-së.

Exit mobile version