19.9 C
New York
Wednesday, August 20, 2025

Buy now

Barcelona dhe Man City arrijnë marrëveshje për Cancelon

- Advertisement -

Diario Sport raporton se Barcelona dhe Man City kanë arritur një “marrëveshje në parim” për Joao Cancelo.

Katalanasit do të nënshkruajnë me 29-vjeçarin në formë huazimi me opsion blerjeje. Opsioni i blerjes nuk është i detyrueshëm, por do të aktivizohet në kushte të caktuara.

Katalanasit do të duhet të paguajnë “mbi 30 milionë euro” që mbrojtësi i djathtë ta nënshkruajë një marrëveshje të përhershme nëse ai luan 70% ose më shumë ndeshje për Barçën ose nëse katalanasit arrijnë në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.

Kushtet personale nuk pritet të jenë problem duke marrë parasysh dëshirën e Cancelo për t’iu bashkuar Barcelonës. Marrëveshja mes Barçës dhe City pritet të përfundojë në orët e ardhshme. 

Të ngjashme

Të fundit