Skuadra e Barcelonës ka ndryshuar mendje sa i përket të ardhmes së Ousmane Dembele.
Ylli francez, Ousmane Dembele ka rikthyer formën e tij të artë, nën urdhrat e Xavi Hernandez, duke u kthyer tashmë në pikën kyçe të skuadrës katalane.
Francezi ishte afër që të largohej nga Barcelona gjatë merkatos së janarit, por situata ka ndryshuar tashmë në kampin ‘Blaugrana’.
‘Sport’ bën të ditur se Barcelona janë të interesuar që të rinovojnë me Dembele, përcjell lajmi.net.
Edhe lojtari ka lënë të hapur mundësinë që të futen në negociata, pas fundit të këtij sezoni.
Dembele është gati të pranojë pagë më të vogël te Barcelona sesa te skuadrat tjera, pasi ai beson se mund të jetë lider i projektit të Xavi.