Negociatat mes Barcelonës dhe sulmuesit polak, Robert Lewandowski po ecin mjaft mirë dhe raportohet se një marrëveshje mes tyre veçse është arritur.
Siç raporton mediumi spanjoll, AS, marrëveshja me lojtarin është absolute, me kontratë për tre sezone në vlerë prej nëntë milionë euro.
Dje, agjenti i Lewandowskit, Pini Zahavi ishte në zyret e Barcelonës dhe duket se është finalizuar marrëveshja.