27.2 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Barça vuan, por mposht Almeria-n

- Advertisement -

Barcelona mezi e ka mposhtur Almeria-n, me rezultat 3-2, të mërkurën mbrëma në kuadër të La Ligës.

Të besuarit e Xavi Hernandez është dashur të djersitën goxha shumë për të marrë pikët e plota në duel me Almeria-n.

Raphina hapi serinë e golave në këtë sfidë duke sjellë katalunasit në epërsi prej 1-0.

Baptistao (41’), barazoi shifrat në 1-1, duke e kthyer në lojë skuadrën mike.

Pjesa e dytë e kësaj ndeshje solli edhe tri gola. Fillimisht “Blaugranat” kaluan në epërsi prej 2-1 me anë të Roberto (60’), derisa Almeria barazoi përmes Gonzalez (71’).

Roberto doli në skenë edhe në minutën e 83-të duke realizuar golin e fitores për Barcelonën, të dytin personal në këtë ndeshje.

Pas kësaj fitore, Barça shkon në kuotën e 38-të pikëve, gjashtë me pak se lideri i tabelës, Girona, kurse, Almeria renditet e fundit me vetëm pesë pikë të tubuara.

Të ngjashme

Të fundit