3.8 C
New York
Wednesday, December 3, 2025

Buy now

Barça triumfon në derbi ndaj Atleticos, përforcon kreun e tabelës

- Advertisement -

Barcelona ka arritur të marrë një fitore të madhe në derbin e xhiros së 19-të të La Ligas ndaj Atletico Madridit.

Blaugranasit e Hansi Flickut triumfuan me shifrat prej 3-1 ndaj Atletico Madridit në “Camp Nou”, duke shkuar në +4 pikë në krye të tabelës.

Ndeshjen më mirë e nisi Atletico, duke shënuar përmes Alex Baenas në minutën e 19-të të ndeshjes.

Mirëpo, shtatë minuta më vonë, Barcelona e riktheu në baraspeshë ndeshjen me anë të Raphinhas.

Kështu u mbyll edhe pjesa e parë, teksa në të dytën, Barcelona shënoi edhe dy herë të tjera.

Fillimisht, Dani Olmo shënoi në minutën e 65-të për 2-1, i cili u lëndua madje duke shënuar golin dhe u zëvendësua më pas.

Për golin e tretë dhe të nokautit për Atleticon, Barcelona e shënoi përmes Ferran Torresit, pas asistimit nga Alejandro Balde.

Kështu Barcelona shkon në kuotën e 37 pikëve në krye të tabelës, katër me shumë se Reali që ka 33 pikë.

Nesër, Reali shkon në “San Mames” për të luajtur ndaj Athletic Club./Express/

Të ngjashme

Të fundit