0.1 C
New York
Saturday, January 25, 2025

Buy now

Barça po bën pare, në ardhje 200 milionë euro

- Advertisement -

Situata e komplikuar financiare e Barcelonës e ka detyruar klubin që t’i shesë përqindjet e disa prej pronave të tij për të arritur që të fitojë para të mjaftueshme për t’i përmbushur kriteret e LaLigas dhe që të marrë lojtarë të rinj këtë verë.

Gjiganti katalunas i ka shitur 10% të të drejtave televizive për 25 vjetët e ardhshëm, i ka shitur 49% të kompanisë së saj të shitjeve me pakicë dhe, sipas mediumit spanjoll “Cope”, është e gatshme t’i shesë për 200 milionë euro edhe “Barça Studios”, më saktësisht platformën digjitale të abonuesve të klubit “Blaugrana”.

Me këto para, gjiganti katalunas do të ishte i sigurt për t’i paguar rrogat e përforcimeve të fundit si Lewandowski, Kessie, Christensen, Raphinha dhe përforcimet e reja që do të arrijnë këtë verë. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit