Barcelona e ka mposhtur Real Madridin në finale të Kupës së Mbretit me rezultat 3:2.
Ishte Pedri ai që e hapi serinë e golave për vendasit në minutën e 28-të të takimit e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Deri në minutën e 70-të, Reali s’arriti ta barazonte rezultatin, kur në skenë u shfaq Mbappe, i cili shënoi nga penalltia.
Vetëm shtatë minuta më vonë, Tchouameni ia dha Realit epërsinë për herë të parë në takim, ndërsa pas 7 minutash të tjerë, Ferran Torres barazoi rezultatin.
Pjesa e parë e vazhdimeve u mbyll pa gola, ndërsa në minutën e 116-të, Kunde shënoi për rezultatin përfundimtar të takimit.