Është padyshim një lojtar shumë cilësor, pavarëisht se “eklipson” shkëlqimin, me “nazet” e tij.
Prej disa vitesh tashmë, “ylli” portugez, Rafael Leao konsiderohet si lojtari i më i mirë i “Kuqezinjve” të Milan, mirëpo duket se tashmë një tjetër “gjigant” i futbollit në “kontinentin e vjetër” është vënë pas tij.
Bëhet fjalë për “Katalanasit” e Barcelona, të cilët janë në pritje të sponzirimit nga Nike, kontratë nga e cila do përfitojnë plot 1.4 miliardë euro, shifër që ka bërë skuadrën spanjolle të nisë interesimin konkret për 25-vjeçarin, i cili do ta pëlqente shumë kalimin në një tjetër ekip me histori në futbollin evropian.
Ndërkaq, sa i përket shifrave dhe statistikave, kartoni i Leao vlerësohet në 75 milionë euro, sipas speciliastëve të “Transfermarkt”, teksa këtë sezon ka arritur të shënojë 3 gola e të dhurojë 5 asistime në 14 ndeshje.