Barcelona e ka mposhtur me rezultat 0:3 Mallorcën në xhiron e parë të sezonit të ri të La Ligës.
Ishte Raphina ai që e shënoi golin e tij të parë në minutën e 7-të në këtë sezon ndërsa vetëm pas 14 minutash, Torres e dyfishoi epërsinë.
Punët u komplikuan për Mallorcën kur Morlanes u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 33-të.
Ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë, Mallora mbeti me nëntë lojtarë kur Vedat Muriqi u ndëshkua direkt me të kuq pas një ndërhyrje horror në portierin e Barcelonës, duke e goditur me taka në qafë, njofton Klankosova.tv.
Në pjesën e dytë Barça e kishte fare të lehtë, pasi luante përballë nëntë lojtarëve, por që arriti ta shënonte vetëm një gol.
Superylli Lamine Yamal u përkujdes për rezultatin përfundimtar në minutën e 94-të të ballafaqimit