8.8 C
New York
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

Barca e mposht bindshëm Gironan, e ruan kryesimin e tabelës

- Advertisement -

Barcelona e ka mposhtur bindshëm me rezultat 4:1 Gironan, në kuadër të javës së 29-të të La Liga-s.

Kështu katalunasit kanë arritur ta ruajnë kryesimin e kampionatit spanjoll.

Sfida nisi me dominim skuadrës së Hansi Flick, të cilët kaluan në avantazh pak para fundit të pjesës së parë, falë një autogoli të Ladislav Krejcit, në minutën e 43-të.

Në pjesën e dytë, Girona reagoi dhe barazoi rezultatin me anë të Arnaut Danjumës në minutën e 53-të.

Megjithatë, Barcelona nuk u dorëzua dhe Robert Lewandowski riktheu epërsinë për vendasit në minutën e 61-të.

Sulmuesi polak ishte protagonist sërish, duke realizuar golin e tretë për ekipin e tij në minutën e 77-të, duke vulosur fitoren me dy gola të tij.

Në minutën e 86-të, Ferran Torres shënoi golin e katërt për Barcelonën, duke mbyllur ndeshjen me një triumf të qartë për blaugranat.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona ngjitet në kuotën e 66 pikëve, duke ruajtur kreun e La Ligës me tre pikë më shumë se Real Madridi, që ndjek me 63 pikë.

Ndërkohë, Girona mbetet në vendin e 13-të me 34 pikë.

Ky sukses forcon pozitat e Barcelonës në luftën për titull, ndërsa Lewandowski vazhdon të konfirmohet si golashënuesi më i mirë i sezonit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit