10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Barça apo PSG-ja? Nico Williams vendos përfundimisht

- Advertisement -

Nico Williams është rikthyer, para kohe, në shtëpinë e tij në Athletic Bilbao.

Dhe këtë e bëri për të qëndruar, sipas shtypit spanjoll.

“Mundo Deportivo” raporton se njëri prej yjeve absolute të Europianit e ka informuar klubin bask se nuk e ka ndërmend të largohet gjatë kësaj vere.

Nicos i ishte mundësuar pushimi deri më 12 gusht, por e shkurtoi periudhën e pushimit për t’i nisur përgatitjet në prag të fillimit të edicionit të ri në La Liga.

Vëllai më i ri i Williams nisi të punojë menjëherë nën urdhrat e Ernesto Valverdes me bindjen se dëshiron ta vazhdojë karrierën në klub.

Ai ka vendosur qe disa ditë për të mos lëvizur nga San Mames, përkundër kontakteve të shumta për ta bindur atë që të largohet.

Mbi të gjitha, ai iu tha jo ofertave që erdhën nga Paris Saint-Germaini dhe nga Barcelona.

Klauzola e shkëputjes së kontratës së tij është 58 milionë euro, e cila nuk ishte problem për ta mbuluar klubet e mëdha.

Lojtari ofanziv e kishte vazhduar kontratën në muajin dhjetor deri në vitin 2027.

Në vitin e kaluar, Bilbao e kishte refuzuar ofertën e Aston Villës për lojtarin.

Athletic gjithmonë është ndier pozitiv me qëndrimin e lojtarit aty, sepse as lojtari, e as njerëzit përreth tij nuk e kanë shqyrtuar largimin e tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit