Lajm i keq për ata që e pëlqyen filmin Barbie pasi duket se vazhdimit të përfolur do t’i mungojë Margot Robbie.
Siç raporton Radar Online, edhe nëse do i ofroheshin miliarda, do të ishte e çmendur të pranonte.
Edhe sikur një pjesëmarrje në filmin e dytë të sillte edhe më shumë para në llogarinë e saj, ajo duket se do e refuzojë.
Kështu që Warner Bros është duke përgatitur Barbie 2 me Kenin e Ryan Gosling, ndërsa për rolin Barbie do të fokusohen te një aktore tjetër.