Bayerni dhe Dortmundi nuk kanë arritur të shfrytëzojnë gabimet e njëri-tjetrit, duke barazuar me Hoffenheimin respektivisht Stuttgartin.
Në javën e 28-të të Bundesligës, Bayerni barazoi me Hoffenheimin 1:1.
Ndërkohë, Dortmundi lëshoi fitoren nga dora dy herë. Ishte duke fituar me rezultat 2:0 në udhëtim te Stuttgarti.
Stuttgarti u ndëshkua me të kuq në fund të 45-minutëshit të parë. Me 10 lojtarë, vendasit arritën ta barazonin rezultatin në 2:2. Coulibaly shënoi në të 78-n, ndërsa Vagnoman në të 84-n.
Në minutat shtesë, Giovanni Reyna i Dortmundit shënoi për epërsinë e serishme. Kur mendohej se përfundoi gjithçka, Sales i Stuttgartit shënoi edhe një herë për rezultatin përfundimtar 3:3.
Bayerni mbetet lider me 59 pikë, ndërkohë Dortmundi është i dyti me 57 pikë. Kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund.