Katër skuadrat e para në La Liga e kanë mbyllur pa fitore xhiron e parafundit.
Skuadrat e para të La Liga kanë marrë vetëm nga një pikë në xhiron e parafundit, duke luajtur baras që të katërtat.
Atletico Madrid dhe Sevilla patën përballje direkte, ku me barazimin 1:1 ndanë pikët.
Gimenez në minutën e 30’ shënoi për 1:0, kurse Sevilla barazoi në minutën e 85’ me anë të En Nesyri.
Me rezultatin e njëjtë u mbyll edhe ndeshja mes Cadiz dhe Real Madrid. Mariano shënoi në minutën e 5’ për epërsinë e Realit, kurse Sobrino shënoi për 1:1.
Barcelona e mbylli pa gola ndeshjen e luajtur në udhëtim kundër Getafe.
Reali i bëri favor të madh Cadizit, që me shumë gjasë shpëton nga rënia nga La Liga. Ndeshja e fundit për Cadiz do të jetë kundër Alavesit tashmë të rënë. Reali, Barca, Atletico e Sevilla mbeten në top katërshe.