Sonte u zhvilluan ndeshjet e xhiros së tetë në Grupin I kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Pjesë e këtij grupi është edhe Kosova, që sonte do të duhej të zhvillonte ndeshjen ndaj Izraelit, por që u anulua shkaku i situatës së krijuar në shtetin izraelit.
Në ndeshjet tjera të këtij grupi, Zvicra u ndal me barazim 3:3 nga Bjellorusia, kurse Rumania fitoi 4:0 ndaj Andorrës.
Rumunët pas kësaj fitore janë bërë liderë të grupit.
“Dardanët”, edhe pse me gjasa shumë të vogla, matematikisht janë ende në garë për kualifikim historik.
Renditja në Grupin I: