Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu ka thënë se Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj pas afatit të masës së përkohshme duhet të dalë me udhëzime të qarta për ta konsistuar Kuvendit.
Baraliu ka thënë se në vendimi i ri duhet të jap përgjigjet e duhura drejt konstituimit të Kuvendit.
“Do duhej që ky vendim dhe këta anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të depërtojnë në labirintet më të thella të interpretimit, kuptimit, normave juridike, kushtetuese por edhe të veprimeve, akteve që duhet t’i kenë në konsideratë, këtë rast Kushtetutën , Ligjin për Gjykatën Kushtetuese por edhe rregulloren e Kuvendit, në mënyrë që të kenë një qasje e cila do të jepte porosi të qartë të vizatuar për ta konstituuar Kuvendin”, ka thënë Baraliu në Tëvë1.
Sipas tij, një vendim për shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme do të ishte i dëmshëm.
Pasojat nëse shkohet me variantin e orientimit, rekomandimit që të shkohet në zgjedhje të parakohshme janë jashtëzakonisht të rënda, të vështira dhe të pa riparueshme, aq më tepër kur ne jemi në një gjendje të një emergjence kombëtare, kur jemi vonuar në konstituimin e këtyre institucioneve”, ka vlerësuar Baraliu.
Sipas tij, partitë politike kanë bërë blerje kohe në vonesën për formimin e institucioneve të reja.