Baraliu: S’ka vullnet për presidentin, partitë po luajnë “ping pong politik”

- Advertisement -

Profesori universitar, Mazllum Baraliu ka thënë se nuk po sheh vullnet nga subjektet politike që të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.

Ai ka thënë se subjektet politike po luajnë “ping pong politik”, ashtu si bënë vitin e kaluar për Kryetarin e Kuvendit.

Në emisionin “InfoNata” ai ka thënë se përgjegjësia më e madhe bije te Lëvizja Vetëvendosje,e cila sipas tij, po abuzon me fitoren e shënuar më 28 dhjetor.

Po shohë një lojë diplomatike dhe politike, një “ping pong politik” të ngjashëm me atë të vitit të kaluar dhe një sjellje e tillë është e padenjë fillimisht për fituesin dhe asgjë më pak për opozitën. Nuk shoh vullnet, përkundrazi është neglizhencë. Të dy palët. Përgjegjësia e parë i takon fituesit. Kompromisi do të ishte mirëkuptimi për një kandidat konsensual, pra opozita ta bënte një kandidat dhe ta pranoj shumica”, është shprehur Baraliu.

Të ngjashme

Të fundit