Baraliu thotë se ky draft do të duhej të dërgohet në Kushtetuese sa më pare.
”Është më rëndësi të bëhet sa më parë. Ata janë duke e pritur kërkesën e gjykatës Kushtetuese për kërkesën e AAK-së’’ thotë ai.
Ai pret që të ketë sqarim për pikat rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, gjë që ka mbetur e pasqaruar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese tek aktvendimi i vitit 2014-të.
‘’Por e tëra çka mund të jetë është sqarimi i të gjitha pikave të pasqaruara sa i përket zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe konstitumit të organeve dhe një afati që do të duhej ta përmendte Kushtetuesja që nuk e ka bërë në vendimin e saj të 2014 dhe i tërë ai defekt i bërë atëherë, do të duhej të sqaroheshin tani’’ u shpreh Baraliu. /Frontonline/