13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Baraliu pas raportit të “Reporterëve pa kufij”: Duke pas parasysh tradhëtinë e tij, nga Kurti nuk pres asgjë

- Advertisement -

Analisti Bleron Baraliu ka reaguar pasi që “Reporterët pa Kufij” në raportin e tyre thanë se Kosova ka rënë 19 poozita më poshtë për vitin 2024, sa i përke lirisë së mediave.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Baraliu tha se “Qeveria duhet të marr me seriozitet të lartë dhe brengë raportin diskreditues nga Reporterët pa Kufij dhe të adresoj me urgjencë raportet armiqësore qeveri-media”.

“Kjo, natyrisht, duhet të filloj me Kurtin, nga i cili unë tashmë pres asgjë duke pasë parasysh tradhëtinë e tij ndaj çdo principi a kauze themeltare me rastin e legjitimimit të kishës fashiste s*rbe në Kosovë… Kurti e ka dëshmuar tashmë se, ngjashëm me politikanët paraprakë, ai përgjigjet vetëm ndaj presionit dhe shantazhit publik e politik (sikur në rastin e shkarkimit të ish këshilltarit të tij politik para ca vitesh)”, u shpreh Baraliu.

Postimi i plotë:

Cilido pushtet që mendon ose tenton të ngulfatë lirinë e shprehjes (apo mediave) në Kosovë, e ka disfatën të sigurtë dhe me çmim të lartë. Vështirë mundesh me gjetë grup njerëzish më stoik e të vendosur në opinionet e tyre se shqiptarët (sidomos jashtë shtetit amë), madje edhe kur janë krejtësisht gabim. Prandaj as nuk besoj që — me gjithë qasjen agresive dhe shtypëse — qeveria Kurti mund të cenoj aktivitetin e mediave.

Por, unë jam shumë më tepër i brengosur me polarizimin e shoqërisë që ka ardh dhe po rritet si rezultat i monoizmit politik dhe diskursit përjashtues e linçues të Kurtit. Shqipeve nuk ja mbyll dot gojën, por lehtë mund t’i nxitësh ata në beteja të përgjakshme duke i polarizuar, qoftë edhe pa kauzë.

Prandaj qeveria (dhe opozita) duhet të marr me seriozitet të lartë dhe brengë raportin diskreditues nga Reporterët pa Kufij dhe të adresoj me urgjencë raportet armiqësore qeveri-media. Kjo, natyrisht, duhet të filloj me Kurtin, nga i cili unë tashmë pres asgjë duke pasë parasysh tradhëtinë e tij ndaj çdo principi a kauze themeltare me rastin e legjitimimit të kishës fashiste s*rbe në Kosovë… Kurti e ka dëshmuar tashmë se, ngjashëm me politikanët paraprakë, ai përgjigjet vetëm ndaj presionit dhe shantazhit publik e politik (sikur në rastin e shkarkimit të ish këshilltarit të tij politik para ca vitesh).

Mediat, në anën tjetër, besoj se duhet të zgjedhin rrugën e drejtësisë dhe korrektësisë pavarësisht cenimit nga qeveria, dhe t’a kuptojnë se me profesionializëm — jo antagonizëm (të zakonshëm) paragjykues — mund të fitojnë betejën kundër Kurtit para masave. Kjo fitore është e sigurtë, sepse gazetarët dhe mediat janë të përjetshme ndërsa Kurti doemos i përkohshëm (më së largu edhe 4 vjet e me mjaft gjasa edhe vetëm 9 muaj). Por mediat konstruktive sot do të shpejtonin progresin që po mungon në Kosovë në dekadën e fundit.

Si kusht fillestar për fitore para publikut, mediat duhet të pavarësohen nga grupet e interesit dhe influencave anti kombëtare që vijnë nga qarqe armiqësore. Besoj se ky percepcion është edhe arësye pse Kurti ka kaq lev dhe hapësirë manovrimi kundër tyre. Përndryshe unë besoj se populli i Kosovës do t’a grinte një diktator në tentativë, siç simulon Kurti në raport me kundërshtarët politikë dhe mediat…

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit