9.5 C
New York
Wednesday, April 16, 2025

Buy now

Baraliu: Osmani mund të sqaroj çështjen e vijimit të seancës konstituive pa u dërguar në Kushtetuese

- Advertisement -

Profesori, Mazllum Baraliu ka vlerësuar se presidentja e vendit mund të jap një sqarim sa i përket vazhdimit të seancës konstituive.

Ndonëse ai ka vlerësuar se presidentja e Osmani ka kryer detyrën e saj, duke folur për nenin 84 të Kushtetutës që sipas tij e obligon presidenten të kujdeset për funksionimin e institucioneve, ajo mund ta jap një sqarim pa pasur nevojë t’i drejtohet Kushtetutës.

“Presidentja e vendit e ka kryer detyrën e saj, por ka edhe në detyrë nëse dëshiron ta merr, neni 84 i Kushtetutës së Republikës, obligon presidenten që të kujdeset për mirëfunksionimin e institucioneve të vendit, në këtë rast jemi në një situatë kur kemi ngërç, kemi dilema , kemi kundërshti, ajo mundet pa e dërgua në Gjykatë Kushtetueses dhe në bazë të nenit 84 mundet me dhënë një sqarim, me dhënë një kontribut që të shpjegoj se çfarë duhet bërë”, ka thënë Baraliu në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Sa i përket vazhdimit të seancës konstituive ai ka thënë se ajo mund të vazhdojë më së largu pas 48 orëve.

Të ngjashme

Të fundit