22.5 C
New York
Sunday, July 27, 2025

Buy now

Baraliu: Nëse zgjedhjet mbahen nesër, VV e rrezikon vendin e parë, është afër 30-32% në sondazhe

- Advertisement -

Analisti politik, Bleron Baraliu i njohur për parashikimet e tij zgjedhore, ka treguar se subjekti politik i Albin Kurtit nuk i ka aspak punët mirë.

Në debatin “Pressing”, ai ka thënë se momentalisht LVV është te 30-32%.

“Sa i përket sot me dalë nesër në zgjedhje, pa fushatë elektorale, pa mashtrime, pa shitje, unë mendoj se Lëvizja Vetëvendosje seriozisht rrezikon mos me marrë vendin e parë. Mendoj që është afër 30% deri 32%”, ka thënë Baraliu.

Në vazhdim ai ka treguar edhe arsyet se përse dërgojnë te ky rezultat.

“Sa i përket apatisë së votuesve, kërdisë së votuesve, njerëzit të cilët janë të dëshpëruar që nuk dalin fare në zgjedhje, në krahasim me votuesit e PDK-së dhe LDK-së që në fakt është e kundërta janë të motivuar, unë pra mendoj që kur i llogaritë apatinë e votuesve si dhe ndryshimin e një pjese të vogël të votuesve, ekziston probabiliteti serioz që Vetëvendosje me ra në vendin e dytë”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit