-0.1 C
New York
Saturday, January 17, 2026

Buy now

Baraliu: Mentaliteti ekspansionist i Serbisë rrezikon stabilitetin e Ballkanit, veçanërisht Kosovën

- Advertisement -

Profesori universitar Mazllum Baraliu ka paralajmëruar për rreziqe të sigurisë në Ballkan, me theks të veçantë ndaj Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi, duke i lidhur ato me, siç tha ai, pretendimet ruso-serbe dhe mentalitetin hegjemon ekspansionist që vazhdon të mbizotërojë në udhëheqjen serbe.

Sipas tij, Serbia po shfrytëzon çdo mundësi për t’u armatosur dhe militarizuar, pa nxjerrë mësime nga e kaluara dhe luftërat shkatërruese që i ka humbur.

Baraliu theksoi se klikat udhëheqëse në Beograd janë trashëgimi e politikave të Millosheviqit dhe vazhdojnë të mbajnë një qasje destabilizuese ndaj rajonit.

“Po, Ballkani është i rrezikuar – veçanërisht Kosova, Maqedonia në një masë, Bosnja dhe Mali i Zi nga pretendimet ruso-serbe. Serbia, jo vetëm që të gjitha mundësitë i shfrytëzon për t’u armatosur,  për t’u militarizuar, jo vetëm që s’ka marrë mësim nga e kaluara pas gjithë luftërave humbëse dhe shkatërruese për të – megjithatë një mentalitet i tillë edhe hegjemon ekspansionistë që mbretëron në klikat udhëheqëse që janë të trashëgimisë të Millosheviqit e të tjerëve si ai. Nga Rusia armatim, nga Kina armatim nga Franca armatim – është vendi më i armatosur në Ballkan”, deklaroi ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai nënvizoi se në këtë kontekst gjeopolitik, roli i Shteteve të Bashkuara dhe i aleatëve perëndimorë mbetet vendimtar për ruajtjen e paqes dhe për pozitën ndërkombëtare të Kosovës në rendin e ri global.

Të ngjashme

Të fundit