Analisti Bleron Baraliu ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe Qeverinë Kurti.
Ai ka vlerësuar se Sveçla dhe VV-ja janë hajgaregji.
Sipas tij, ata po tallen me qytetarët e Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, duke e komentuar një intervistë të kreut të MPB-së, ai ka treguar se si kjo qeveri po tallet me qytetarët.
“Xhelali (edhe krejt VV në fakt) është vërtetë hajgaraxhi, sepse po tallet fort me spektatorë kur po thotë ‘jemi duke punu intenzivisht’ në një punë që se kanë lëviz nji milimetër tash e 5 vjet që kanë hyp në pushtet. Por, gjendja jonë — ose, më thjeshtë, mjerimi jonë — më saktësisht mund të karakterizohet përmes realizimit se protagonistja këtu konsiderohet ‘gazetare serioze’ apo ‘hulumtuese’. Hapu tokë e na mbulo! Ani thënka ‘a ju ke ba zhugë?!’🤮 O Zot, sa e mjerë ka ra Shqipni”, ka shkruar Baraliu.