Analisti televiziv Bleron Baraliu ka ‘bleruar’ përsëri me një shkrim të gjatë në profilin e tij në Facebook. Ai ka akuzuar mediat për masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Baraliu e ka sulmuar vazhdimisht gazetën Nacionale pa asnjë provë edhe në të kaluarën. Por sot, kur tashmë masat ndëshkuese të BE-së janë konfirmuar, ai e ka çuar sulmin në një nivel tjetër: e ka bërë fajtor gazetarin Berat Buzhala bashkë me mediat tjera edhe për to.
Ai thotë të jetë i bindur se “sanksionet dhe masat tjera represive janë më së shumti rezultat i vet agjitacionit dhe propagandës së miopëve nga mediat tona dhe hutisë brenda shoqërisë civile.”
Megjithatë, z. Baraliu përsëri nuk ofron ndonjë provë për ta dëshmuar ‘bindjen’ e tij.
Ai përmend dy gazetarë që sipas tij kanë folur për herë të parë për sanksione: Berat Buzhalën dhe Baton Haxhiun.
“Në fakt, për herë të parë sanksionet ndaj Kosovës si opsion real i kanë përmendur Batoni dhe Berati duke iu referuar ‘burimeve konfidenciale’ nga BE – dhe kështu duke ia hapur rrugën një alternative të këtillë përmes aklimatimit të masës, strategji e rëndomtë e mujsharëve ndërkombëtarë.”
Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara janë paralajmëruar publikisht në fakt nga vetë zyrtarët e këtyre vendeve të cilët edhe kanë dhënë arsyet e tyre.
Edhe BE-ja por edhe ShBA-ja e kanë përmendur dështimin e Qeverisë së Kosovës që të depërshkallëzonte situatën në veri të Kosovës.
Kujtojmë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës i cilësoi masat e BE-së si “të padrejta” dhe u shpreh se nuk do të hiqte dorë nga shtrirja e sundimit të ligjit në pjesën veriore të Kosovës.
Vlen të theksohet se gjatë viteve ’90 dhe ‘2000, Republika Federative e Jugosllavisë kishte qenë subjekt i sanksioneve të ndryshme ndërkombëtare.
Efektet në popujt e Jugosllavisë, e veçanërisht në Serbi, kishin qenë të rënda. Megjithatë, kjo nuk kishte kontribuuar në ndërtimin e një politike më të arsyeshme te lidershipi serb.
Jugosllavia ishte goditur rëndë më së shumti nga hiperinflacioni. Pozicioni zyrtar i Qeverisë së Serbisë ishte se “hiperinflacioni ndodhi për shkak të sanksioneve të padrejta kundër shtetit dhe popullit serb”.
Statusi i plotë: