31.3 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

Barack dhe Michelle Obama do vijnë me një komedi televizive? Bashkojnë forcat me aktorin e famshëm

- Advertisement -

Ish-presidenti amerikan Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama, po hyjnë në një territor të ri, atë të komedisë televizive! Dhe jo vetëm kaq, por bashkë me ta në këtë aventurë është edhe legjenda e humorit amerikan Larry David, autori dhe aktori i famshëm i “Curb Your Enthusiasm”.

Treshja po punon për një serial të kufizuar komik që do të transmetohet në HBO, dhe do të përqendrohet te historia amerikane por me një kthesë sarkastike dhe të papritur, ashtu siç di vetëm Larry David.
“Presidenti dhe zonja Obama donin të festonin 250-vjetorin e Amerikës dhe të përkujtonin historinë e saj unike… por më pas na telefonoi Larry David”, shkruan me humor përmbledhja zyrtare e HBO-së.
Projekti do të eksplorojë personazhe të harruara ose të anashkaluara nga historia amerikane, duke i paraqitur ato përmes lenteve të satirës. Dhe, sipas HBO-së, këta personazhe janë aq “të parëndësishëm” sa që është më mirë që historia i ka injoruar.

Barack Obama, gjithmonë i kujdesshëm dhe diplomatik, është shprehur me ironi:

“Asgjë që kam përjetuar deri tani nuk më ka përgatitur për të punuar me Larry David.”

Megjithëse titulli i serialit dhe data e premierës nuk janë zbuluar ende, projekti është duke gjeneruar entuziazëm të madh, sidomos për faktin se Obamat do të jenë producentë ekzekutivë për herë të parë në një komedi me HBO-në, përmes kompanisë së tyre Higher Ground Productions.

Ky bashkëpunim i papritur midis një çifti presidencial dhe një komediani rebel premton një festë ndryshe për 250-vjetorin e Amerikës – me të qeshura, sarkazëm dhe shumë surpriza.

Të ngjashme

Të fundit