Qytetarët e Kukësit zhvilluan sot një protestë paqësore në pikën e përbashket të kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë, me qëllim të heqjes së pengesës për lëvizje të lirë të shtetasve shqiptarë, të cilet nuk janë të vaksinuar me tre doza të vaksinës siç e parasheh vendimi i Qeverisë së Kosovës, sipas të cilit askush nuk mund të hyjë në Kosove pa pasur dëshminë e vaksinimit me tre doza të vaksinës ose dy doza vaksine + test negativ PCR.
“Mos të kërkojnë tampon për një vizitë ngushëllimi te miqtë tonë, boll 40 vjet nuk i pamë me sy.Ne kërkojmë të sensibilizohet qeveria e Kosovës, të marrë parasysh kërkesat tona.”
“I bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës të heqë vaksinën e tretë dhe tamponin 30 euro, nuk kemi mundësi të paguajmë. Ne shkojmë për ndonjë pazar, për një thes misër që bëhn 10 euro duhet me pagu 30 euro PCR.”
Qeveria e Kosovës prej 22 janarit ka vendosur masat te reja për të frenuar përhapjen e Covid-19.
Në pikën dy të këtyre masave thuhet se çdo person i cili hyn në territorin e Kosovës duhet të kenë certifikatën e tri dozave të vaksinave kundër koronavirusit ndërsa për të gjithë ata të cilët kanë vetëm dy doza të vaksines duhet të kenë edhe testin RT-PCR të bërë 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare, test që kushton 30 euro.
Një vendim i tillë nuk është mirëpritur nga qytetarët e Shqiperisë, të cilët për arsye të ndryshme u duhet të udhëtojne në Kosovë.
Kujtojmë që me hryrjen në fuqi të vendimit dhjetëra qytetarë të Shqipërisë jane kthyer nga autoritetet doganore të Kosovës në Vermicë.
Mësohet se një vendim i tille pritet të rishikohet sot nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.