6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Banorët e “BBVIP” mendojnë se Luizi dhe Efi janë bërë sërish miq, por përse?

- Advertisement -

Luizi dhe Efi u shpallën zyrtarisht finalistë të këtij edicioni të “BBVIP” Prime-n e kaluar, ndërsa pritet që me kalimin e ditëve të shpallen edhe dy konkurentët e tjerë që do të shkojnë në mbrëmjen e madhe të 6 majit. Pikërisht për këtë arsye, banorët e shtëpisë kanë nisur diskutime të ndryshme për lojën në reality show, teksa analizojnë marrëdhëniet e strategjitë e njëri-tjetrit, teksa sot temë e debatit ka qenë dinamika e dy finalistëve dhe cfarë po ndodh mes tyre tani.

Për ju që nuk e dini, ish-miqtë brenda shtëpisë, Luizi dhe Efi, me rihyrjen e kësaj të fundit në program pak javë më parë, u gjendën në një situatë të vështirë në marrëdhënien mes tyre, teksa tek ajo ndikuan edhe debatet e vazhdueshme që Efi pati me partneren e Luizit, Kiarën. Pas gjithckaje që ndodhi mes tyre, mosmarrëveshje, debate e deri ofendime, tashmë ata kanë zgjedhur të mos jenë më as shokë, por as aleatë në lojë, të paktën këtë ka perceptuar publiku, megjithëse për banorët brenda shtëpisë, kjo nuk është plotësisht e vërtetë.

https://www.instagram.com/reel/CrawClVO6cv/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

https://www.instagram.com/reel/CraxkGntxeh/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Në diskutimin e sotëm, ata kanë hedhur dyshimin se në fakt Luizi dhe Efi janë bërë sërish shokë, të paktën në lojën drejt finales, edhe pse nuk e thonë këtë gjë. Arsyet përse e thonë këtë gjë janë disa:

E para sepse kur pyeten, ata nuk thonë që e kanë njëri-tjetrin frikë, por shprehen të bindur se do ta fitojnë reality-n, cka bën që të mos debatojnë dhe as mos “kapen”.

Efi është shprehur se “nuk e ka frikë Luizin”, ashtu sic Luizi thotë “nuk e llogaris Efin”, që për konkurentët e tjerë është shenjë që kanë bërë paqe dhe që i kanë hapur rrugën njëri-tjetrit. Po ashtu janë dyshues se në momentin kur Luizi, disa ditë më parë, para debateve, i kërkoi Efit që ta “besonte në lojë’, ajo e ka kuptuar mesazhin dhe vazhdon ta kuptojë, e gjithcka e kanë bërë për të faktorizuar tjetrin dhe për të shkuar në finale. Strategji kjo që Luizi e ka përdorur shpesh edhe në të kaluarën.

https://www.instagram.com/reel/Cra4qptt4cF/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

https://www.instagram.com/reel/Cra5NZVNb-3/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Ndoshta nuk janë më aleatë, ndoshta jashtë shtëpisë do vazhdojnë të jenë miq, por momentalisht duket vërtetë se ka paqe mes tyre dhe me gjasë kështu do vazhdojë të jetë deri më 6 maj, ndërsa Luizi tani nuk i kursen as komplimentat për Efin, pavarësisht gjithckaje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit