Në kuadër të fushatës, kandidati për kryetar të Komunës nga PDK-ja, Ferit Idrizi, ka vizituar sonte fshatrat Akrashtë, Balincë dhe Liqej.
Ai u shpreh mirënjohës për pritjen dhe përkrahjen e madhe që po merr në çdo pjesë të komunës.
“ Mirënjohës për përkushtimin dhe gatishmërinë tuaj për të qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Së bashku po e forcojmë edhe më shumë frymën e fitores që po ndihet gjithandej!”, ka deklaruar Idrizi.






