Një numër i madh i institucioneve në botë raportuan probleme të theksuara me internetin mëngjesin e sotëm, nga kjo ndërprerje masive u goditën bankat, mediat dhe linjat ajrore, të cilat shkaktuan një kolaps global, shkruan Periskopi.
Periskopi ka raportuar nga burimet e veta se edhe në Kosovë sistemet bankare të tërheqjes së parave nuk janë duke funksionuar.
Për të konfirmuar këtë Periskopi ka biseduar zëdhënësin e Bankës Qendrore të Kosovës, Albert Spahiu, i cili tha se nuk janë në dijeni për një problem të tillë.
“Ne në Bankën Qendrore nuk jemi të informuar se një gjë e tillë po ndodh në Bankat e Kosovës”- u shpreh Spahiu.
Deri më tani shkaqet e këtij problemi nuk dihen por Microsoft tha se po ndërmerr veprimet e duhura pas problemeve të shërbimit dhe se po heton çështjen.