22.6 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

Bankat e shkollave në Kosovë po zbrazen: 28 mijë nxënës më pak për katër vjet

- Advertisement -

Arsimi parauniversitar në Kosovë po përballet me rënie të vazhdueshme të nxënësve dhe stafit arsimor.

Arsimi parauniversitar në Kosovë, që përfshin shkollat fillore dhe të mesme po përballet me një rënie të theksuar, si në numrin e nxënësve, ashtu edhe në numrin e stafit arsimor

Të dhënat e Institutit GAP tregojnë se në katër vitet e fundit (2021/22–2024/25), janë 28,670, ose 9%, nxënës më pak, ndërsa sistemi po ashtu ka humbur gjithsej 717 punonjës arsimorë.

Në vitin 2021/22 në shkollat e Kosovës ishin regjistruar mbi 309 mijë nxënës, ndërsa këtë vit numri ka zbritur në 280,876.

Rënia është e përgjithshme pothuajse në të gjitha komunat, me përjashtim të Fushë Kosovës, që ka shënuar rritje prej 10%, dhe Junikut, me 6%. Në anën tjetër, komunat me rënie më të lartë të nxënësve janë Kllokoti dhe Zveçani, secila me nga 27%.

Krahas zvogëlimit të popullsisë shkollore, edhe numri i mësuesve ka pësuar ulje. Në nivel vendi janë 413 mësues më pak, duke përfaqësuar një rënie prej 2%. Rënia është më e theksuar në Kaçanik dhe nw Mitrovicë.

Ndërsa Fushë Kosova shfaqet sërish si përjashtim me rritje prej 23% në numrin e mësuesve. Në këtë komunë, raporti nxënës-mësues është më i larti në vend. 19 nxënës për një mësues, kurse nw  nivel kombëtar, ky raport qëndron në 12 nxënës për një mësues.

Stafi administrativ dhe ai mbështetës kanë ndjekur të njëjtën prirje. Në total, janë 167 më pak punonjës administrativë dhe 137 më pak punonjës mbështetës në krahasim me katër vite më parë.

Ndërsa disa komuna kanë parë shtime të vogla, shumica kanë shënuar ulje, me Junikun që regjistron rënien më të lartë në stafin mbështetës (-60%) dhe Mitrovicën në atë administrativ (-32%).

Të ngjashme

Të fundit