7.8 C
New York
Thursday, October 17, 2024

Buy now

Banka Botërore e përgenjështron Qeverinë Kurti: Kosova me numrin më të madh të të papunëve në rajon

- Advertisement -

Banka Botërore thotë se shumica e ekonomive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor përjetuan një rritje të moderuar ekonomike gjatë këtij viti.

Ndërsa kjo rritje solide thuhet se po e nxit punësimin në rajon, Banka Botërore tregon se Kosova e ka numrin më të ulët të të punësuarve.

“Në Kosovë, përkundër përfitimeve të fundit, vlerësohet se vetëm 37.1 përqind e popullsisë në moshë pune është e punësuar”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Botërore, me titull “Ruajtja e ritmit të rritjes”.

Shkalla e punësimit në vendet e tjera të rajonit (grupmosha mbi 15 vjeç e aftë për punë) sipas raportit, ka shënuar përmirësim të madh, duke arritur në 48.5 për qind këtë vit, që Banka Botërore e quan “nivel historik”.

Banka Botërore shpjegon se “po ngushtohet hendeku”, krahasuar me shkallën e punësimit në shtetet anëtare të BE-së, por edhe në këtë aspekt rritja nuk është e njëtrajtshme në të gjitha vendet.

Ndërsa Kosova ka numrin më të ulët të të punësuarve, në Shqipëri, në fund të vitit 2023, shkalla e punësimit ishte 66.7%.

Banka Botërore thotë se në Shqipëri dhe në Mal të Zi, shkalla e punësimit e ka tejkaluar atë të shteteve anëtare të BE-së (54.4%).

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit