Disa fjalë të kryeministrit Albin Kurti janë dëgjuar vetëm në fushatë.
E deri me tani kanë mbet vetëm fjalë e asgjë më shumë.
Kjo pasi që edhe kur kanë kaluar dy vjet të mandatit të kësaj qeverie për realizimin e ndërtimit të banesave kolektive për banim social dhe të përballueshëm për çifte të reja nuk është marr ndonjë veprim konkret.
Por e reja në gjithë këtë plan është që kjo po tentohet të bëhet ndërmjet marrjes së kredive.
Detaje dha zv.ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani.
“Nuk do të jenë eksluzivisht të financuara nga buxheti i Kosovës por sic e bënëm edhe me bankën e këshillit të Evropës pra të gjëjmë mjete financiare apo burime financiare që do të mundesojnë edhe të ndihmojnë qytetarin por edhe mos të ngarkohët shumë buxheti”, ka thënë Avni Zogiani – Zv.ministër i Mjedisit dhe Infrastrukturës.
Shpresa që kjo punë do të nis brenda këtij mandati qeveritar nuk ka deputeti i PDK-së, Isak Shabani.
“Ky banim i është premtuar së paku 4mijë personave, është kërkuar të sigurohen lokacionet e në bazë të disa informatave që kam disa komuna kanë siguruar ato mirëpo ende ska filluar asgjë. Tash është vera, pritët edhe tre muaj të pushoj kuvendi e në bazë të asaj që po shihet viti tjetër do të jetë vit zgjedhor I rregullt, nëse nuk bëhet edhe më herët kështu që po mbetët vetëm premtim, ka thënë Isak Shabani – PDK.
Ndërsa nga LDK-ja po thonë se Qeveria Kurti veçse ja ka vështirësuar jetën qytetarëve.
“Ju e keni pa që deri tash asnjë premtim pothuajse që kanë fituar zgjedhjet nuk e kanë mbajt ndërsa përveç që nuk kanë bërë asgjë për këto banime e kanë shtrejtu edhe tatimin në pronë që është shumë shqetësuese për qytetarët e vendit tonë sepse kryeministri më nuk po merret me qytetarët por vetëm me pjesën veriore”, ka thënë Rrezarta Krasniqi – LDK.
Projektligji për banim social dhe të përballueshëm aktualisht është në diskutim publik.