Mario Balotelli ka nisur ‘flirtin’ me skuadrën e Napoli.
Ylli italian i futbollit, Mario Balotelli ka dhënë disa komente të cilat në periudhën e merkatos e lidhin atë me skuadrën e Napolit.
‘Super Mario’ ka përsëritur dëshirën e tij – ose më saktë, ëndrrën – për të luajtur me skuadrën e Napoli.
“Unë gjithmonë kam thënë se është një ëndërr për mua që të luaj për Napolin”, ka thënë Balotelli.
“Për fat të keq, unë ndonëse respektoj De Laurentiis aq shumë por nuk mendoj se ndonjëherë ai ka më ka dashur në klub dhe kjo është arsyeja pse nuk kam ardhur kurrë te Napoli”, shtoi italiani.
Mario Balotelli sezonin e kaluar shkëlqeu në Superligën e Turqisë. Një nga dëshirat e tij vazhdon të jetë edhe rikthimi në kombëtaren e Italisë.