16.3 C
New York
Wednesday, October 15, 2025

Buy now

Balotazhi i PDK-së: Ku hyn favorite, ku ka gjasa reale dhe ku thuajse të pamundur?

- Advertisement -
Partia Demokratike e Kosovës hyn në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale me një bilanc interesant: fitore masive në disa komunave bastione por njëkohësisht edhe humbje të paprecedentë pikërisht në bastonin e saj.

Rezultatet preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve na tregojnë një realitet elektoral kompleks për PDK-në.

Komunat e fituara

Skënderaj – 83.45%: Fitore me dominim absolut të PDK-së në këtë komunë, që mbetet “fortesë” tradicionale e partisë.

Ferizaj –56.47%: Tjetër mandat me fitore bindëse për Aliun në një nga komunat më të rëndësishme në Kosovë.

Hani i Elezit – 50.94%: Fitore minimale, por e mjaftueshme për të shmangur balotazhin.

Ku hyn favorite?

Në katër komuna, PDK hyn në balotazh me avantazh numerik dhe me shanse reale për ta mbyllur garën në favor të saj:

  • Prizren – Shaqir Totaj me 41.99 % përballë Artan Abrashit të Vetëvendosjes (29.80 %). Me një diferencë masive, Totaj hyn si favorit i dukshëm.
  • Vushtrri – Ferit Idrizi (45.56 %) ndaj Sylejman Mehollit të VV-së (30.63 %). PDK është në pozitë tejet të favorshme edhe në këtë komunë, falë performancës se Idrizit, i cili mbetet vetëm rreth 4 pikë të përqindjes larg fitores.
  • Mitrovicë e Jugut – Garë dramatike: Arian Tahiri me 47.89 %, përballë Faton Pecit (VV) me 47.80 %. Diferencë minimale, por PDK mban vrullin e raundit të parë.
  • Kaçanik – Sabedin Vishi (39.86 %) ndaj Jeton Rakës (37.86 %). Garë e ngushtë, ku terreni tradicionalisht i ndarë mund t’i japë epërsi të lehtë PDK-së.

Në garë ‘të pamundur’

Në disa komuna, edhe pse PDK hyn në balotazh, diferencat e mëdha ose fragmentimi i votës e vendosin partinë në një pozitë më të brishtë:

  • Dragash – Shaban Shabani (28.38 %) ndaj Bexhet Xheladinit (LDK – 43.98 %). Garë interesante, ku Lidhja Demokratine doli nga 12 tetori me vetëm 4.8 pikë përqindje para PDK-së.
  • Klinë – Sokol Bashota (35.98 %) ndaj Zenun Elezajt (AAK – 48.04 %). Fitorja për PDK-në në këtë komune duket pothuajse e pamundur, me partinë e Haradinajt që pothuajse e siguroi fitoren që në ranundin e parë të zgjedhjeve.

Të ngjashme

Të fundit