Ekipi nga Suhareka ka arritur fitore në kuadër të kualifikueseve për Ligën e Konferencës, ndaj Klaskvik.
3:2 përfundoi ndeshja në ‘Fadil Vokrri’.
Vendasit zhvilluan takim më të mirë se ekipi ndaj Ishujt Faroe.
Fillimisht epërsinë Ballkanit ia dha Gripshi, në minutën e 30` të ndeshjes.
Në të 30-tën shënoi Korenica një supergol.
Pjesa e parë u mbyll me epërsi të dyfishtë për Ballkanin.
Edhe pjesën e dytë suharekasit zhvilluan takim më të mirë, por duke lënë disa hapësira.
Ishte Rrahmani që tundi rrjetën në minutën e 50`, për rezultatin 3:0.
Për 3:1 u përkujdes Klettskard, në të 69-tën.
Pas golit të parë, mysafirët tundën sërish rrejtën me po të njëjtin lojtar, në minutën e 88` të ndeshjes.
Kështu Ballkanit për pak sa nuk iu rrezikua fitorja në ‘Fadil Vokrri’.