11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Ballkani premton maksimumin në ndeshjen ndaj Larne

- Advertisement -

Kampioni i Kosovës, në futboll, Ballkani nesër do të përballet me ekipin Larne në kuadër të rrethit të dytë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës.

Në kuadër të kësaj, trajneri, Ilir Daja dhe Meriton Korenica dolën në një konferencë për shtyp, për të dhënë përshtypjet e tyre në lidhje më këtë ballafaqim.

“Nuk ka ndeshje të lehta dhe të vështira, në këto dy ndeshje të japim më të mirën. Besoj që nesër para publikut tonë, do të mundohemi të bëjmë lojën tonë dhe nesër të paktën të rikthemi me rezultate pozitive”, u shpreh Daja.

“Atëherë për nga ana psikologjike mbetet nesër për t’u parë, jemi eliminuar në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve, jemi eliminuar me golaverazh kështu i bie përballë një kundërshtari të fortë”.

Daja tregoi se në ndeshjen ndaj Ludogoretsit, disa lojtarë nuk ishin në gjendjen më të mirë.

“Në ndeshjen e dytë disa lojtarë nuk ishin gjendjen më të mirë shëndetësore dhe sakrifikuan”.

Daja potencoi se nëse analizohet ndeshja me gjakftohtësi nuk do të ndikojë për ndeshjen ndaj kampionit të Irlandës së Veriut.

Ndërkohë, futbollisti Meriton Korenica, potencoi se do ta harrojnë ndeshjen e fundit dhe do të foksohen te ajo ndaj Larne.

“Nuk janë ndeshje të njëjta, kemi nevojë të shpresojmë. Duhet ta harrojmë atë ndeshje, do të kthehemi aty ku e kemi vendin. Nesër do ta japim maksimumin për të kaluar tutje”.

Ballafaqimi në mes Ballkanit dhe Larne zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit