Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, Ballkani, i përfiton 700 mijë euro nga shitja e mesfushorit Lindon Emërllahu.
Emërllahu, që vlerësohet talenti më i madh i viteve të fundit në futbollin kosovar, është transferuar te Cluji rumun.
Pronari i Clujit bëri të ditur se për Emërllahun kanë paguar 700 mijë euro, ndërsa 15 për qind nga transferimi i ardhshëm i futbollistit do t’i takojë Ballkanit.
Emërllahu është reprezentues i Kosovës dhe futbollisti më i mirë i vitit 2024 në Kosovë.