7.1 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Ballkani, Partizani dhe Struga mësojnë kundërshtarët e mundshëm për “Play-Off” të Ligës së Konferencës

- Advertisement -

Ballkani, Partizani dhe Struga janë tre skuadrat shqiptare që kanë mbetur ende në garë në Ligën e Konferencës.

Tre skuadrat shqiptare kampione në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut nuk kanë kohë për të humbur, pasi menjëherë do të vihen përballë kundërshtarëve të radhës nëse kalojnë edhe rrethin e tretë.

Të enjten e datës 10 gusht, Ballkani pret në shtëpi skuadrën nga Gjibraltari të Lincoln Red Imps, Partizani do të udhëtojë drejt Letonisë për t’u ndeshur me Valmieran, ndërkohë që Struga do të përballet në Ohër me ekipin e Swift Hesperange, që vjen nga Luksemburgu.

Nëse kualifikohen, tri skuadrat do të mbërrinin në fazën ‘Play-off’, një hap larg kalimit në fazën e grupeve, aty ku Ballkani mori pjesë sezonin e kaluar për herë të parë në histori.

Nëse ia del përballë Lincoln, Ballkani i Ilir Dajës mund të ndeshet me ekipet që eliminohen nga çiftet:

FK Zalgiris Vilnius (Lituani) / BK Hacken (Suedi)

FC Sheriff Tiraspol (Moldavi) / FC BATE Borisov (Bjellorusi).

Nëse Partizani dhe Struga kualifikohen do vihen përballe një prej ekipeve që eliminohen nga çiftet:

HSK Zrinjski (Bosnje) / Breidablik (Islandë)

Qarabag FK (Azerbajxhan) / HJK Helsinki (Finlandë)

FC Astana (Kazakistan) / PFC Ludogorets 1945 (Bullgari).

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit