20.5 C
New York
Sunday, April 27, 2025

Buy now

Ballkani paralajmëron padi për shpifje ndaj zërave se ndeshja me Malishevën u trukua

- Advertisement -

Kampioni në fuqi i Kosovës ka paralajmëruar padi ndaj atyre që sot proklamuan se ndeshja kampionale me Malishevën, është trukuar dhe se këta të fundit do të fitojnë në Suharekë.

Në njoftimin e Ballkanit, thuhet se këto pretendime i kanë marrë me shqetësim dhe indinjatë, që qëllim kanë përlyerjen e emrit të këtij klubi.

“FC Ballkani shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë ndaj tentimeve të vazhdueshme për ta përlyer emrin e pastër të klubit tonë. Duke qenë se në vazhdimësi jemi përballur me sulme nga më të ndryshmet, sot kjo fushatë ka kulmuar edhe me pretendimet e ulëta për trukime ndeshjesh, gjë të cilën në asnjë mënyrë nuk lejojmë të kalojë në heshtje”, shkruhet në reagimin e suharekasëve.

“Ekipi ynë ligjor do të bëj padi ndaj gazetarit Valon Rashiti, për shpifje dhe tendencë t’i jap hije të keqe emrit të klubit që deri sot i ka dhënë aq shumë futbollit të Kosovës”, bëjnë me dije “Xhebrailat”, transmeton Klankosova.tv.

Tutje “Portokall e zinjtë” deklarojnë se ndaj çdo kundërshtar në fushë kanë luftuar brenda mundësive dhe kapaciteteve të tyre, dhe se askush nuk mund të luaj me djersën e derdhur.

Siç kemi bërë deri sot, do të vazhdojmë t’i rrisim dhe edukojmë gjeneratat e reja të FC Ballkanit dhe gjithë Kosovës, që në fushë futbollistët duhet të zbresin për të luftuar 90 minuta, duke dhënë gjithçka nga vetja. Askush nuk mund të luaj me djersën tonë”, përfundon reagimi i këtij klubi.

Ndeshja Ballkani – Malisheva u mbyll me rezultat 3-2 për vendasit!

 

Të ngjashme

Të fundit