11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ballkani në BE para Ukrainës, Tajani: Anëtarësimi të ndodhë para vitit 2030

- Advertisement -

Ballkani perëndimor duhet të anëtarësohet në Bashkimin Europian përpara Ukrainës. Kështu mendon ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani, i cili tha se shpreson se kjo do të ndodhë para vitit 2030. Gjate takimit të ministrave të jashtëm të BE në Luksemburg, kreydiplomati Italian, pohoi se Brukseli është i gatshëm të mbështesë Ukrainën në çdo sektor, por se sa i përket integrimit, Ballkani Perëndimor, qëndron më përpara në radhë.

“Para Ukrainës, ka shumë vende të Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të shkojmë më tej dhe shpresoj për anëtarësim të plotë për vendet e rajonit para vitit 2030, dhe më pas duhet të punojmë me Ukrainën dhe Moldavinë.”, citojnë mediat serbe fjalët e Tajanit.

Sakaq, ministrja e jashtme e Kosovës Donika Gërvalla, kërkoi veprime konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin perëndimor gjatë takimit në grupin “Miqtë e Ballkanit”, në Vjenë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit