Ballkani është ndalur në barazim 1-1 në përballje me Feronikelin ’74 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Therandasit janë ndalur në shtëpi nga drenicasit në ndeshjen e zhvilluar pasditen e së premtes, duke shkuar në dy ndeshje pa fitore. Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, por me vetëm mysafirët që gjeten rrugën e rrjetës. Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 45-të me anë të Hasan Hysenit, i cili shënoi për epërsinë 0-1.