-4.7 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Ballkani ndahet baras me Feronikelin ‘74

- Advertisement -

Ballkani është ndalur në barazim 1-1 në përballje me Feronikelin ’74 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Therandasit janë ndalur në shtëpi nga drenicasit në ndeshjen e zhvilluar pasditen e së premtes, duke shkuar në dy ndeshje pa fitore. Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë nga të dyja skuadrat, por me vetëm mysafirët që gjeten rrugën e rrjetës. Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 45-të me anë të Hasan Hysenit, i cili shënoi për epërsinë 0-1.

Në pjesën e dytë, ishin vendasit që krijuan më shumë raste dhe arritën ta gjejnë golin e barazimit, por jo më shumë. Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 65-të dhe ishte Valery Stepanenko, i cili shënoi autogol për 1-1 dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja. Pas këtij barazimi, Ballkani e sheh veten në pozitën e dytë me 37 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 renditet i fundit me 11 pikë.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit