-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Ballkani mposhtet thellë dhe eliminohet nga Ludogorets

- Advertisement -

Ballkani nuk do të garojë në rrethet kualifikuese të Champions League. 

 

Kampioni kosovar është eliminuar nga kampioni bullgar, Ludogorets.
Skuadra kosovare e kishte fituar ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat 2-0, duke dhënë shpresë se mund të ruante rezultatin në ndeshjen e kthimit, por të mërkurën gjërat kanë marrë drejtim tjetër. Në Bullgari Ludogorets ka fituar me rezultat 40-0, duke fituar përballjet me rezultat të përgjithshëm 4-2, dhe duke u pozicionuar si kundërshtar i ardhshëm i skuadrës sllovene, Olimpija Ljubljana.
Ballkani e ka nisur ndeshjen keq. Ka qenë minuta e katërt kur Bernard Tekpetey ka realizuar për 1-0. Edhe golin e dytë e ka realizuar i njëjti futbollist në minutën e parë të kohës shtesë. Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë.

Ballkani e ka nisur keq edhe pjesën e dytë. Ka pësuar edhe golin e tretë nga Ludogorets.
Ka qenë minuta e dyzet e nëntë kur Tissera ka gjetur golin. Skuadra bullgare nuk është ndalur as pas golit të tretë. Ka qenë minuta e shtatë dhjetë e tetë kur Caio Vidal ka shënuar për Ludogoretsin.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit