7.2 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Ballkani mposht Drenicën, Gjilani dhe Malisheva ndajnë pikët

- Advertisement -

Kanë përfunduar dy takimet përmbyllëse të javës së 20-të në elitën e futbollit kosovar.

Ballkani ka shënuar fitore të re, duke triumfuar në shtëpi kundër Drenicës me rezultat 2:1.

Koxy i dha epërsinë Drenicës në minutën e tetë, për t’u barazuar më pas nga Albion Rrahmani në minutën e 25-të.

I njëjti shënoi golin e fitores për Ballkanin në minutën e 88-të të përballjes.

Në anën tjetër të Kosovës, Gjilani dhe Malisheva kanë ndarë pikët 2:2 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan

Sobowale në minutën e 18-të dhe Tolaj në të 64-tën ishin golashënuesit për Malishevën.

Ndërkohë, për Gjilanin realizuan Dabiqaj në minutën e 30-të dhe Mevlan Zeka dhjetë minuta pa përfunduar takimi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit