-0.7 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Ballkani me mund mposht Dukagjinin, Gjilani arrin fitore ndaj Drenicës

- Advertisement -

Ballkani dhe Gjilani kanë arritur fitore në ndeshjet e xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës, ndaj Dukagjinit dhe Drenicës.

Ballkani me mund mposhti ekipin e Dukagjinit.

Ekipi nga Suhareka arriti një fitore shumë të rëndësishme 1:0 ndaj Dukagjinit.

Dukagjini edhe pse me 10 lojtar, që nga minuta e 62` e ndeshjes u mbajtën mjaft mirë.

Ishte minuta e 80` kur Meriton Kornica shënoi një gol të bukur dhe atë të fitores për Ballkanin.

Pas kësaj fitore Ballkani e përforcon edhe më shumë vendin e parë me 60 pikë, ndërsa Dukagjini thellohet edhe më shumë në vendin e tetë me gjithsej 30 pikë.

Gjilani arkëtoi pikët e plota, pas fitores 5:0 ndaj Drenicës, shkruan lajmi.net.

Ishte minuta e 14` e ndeshjes kur pas harkimit në zone nga Torassa shënoi autogol Shkëlzen Lushtaku për t`ia dhuruar epërsinë ‘gjilanasve’.

Drenica krijoi raste për shënim por nuk po e gjenin golin.

Keita Razak shënoi në minutën e 42` për t`i dhuruar epërsinë Gjilanit.

Në pjesë e dytë Gjilani shënuan edhe tre gola.

Në minutën e 76` shënoi Donjet Shkodra për rezultatin 3:0. Golin e katërt e shënoi Blerim Krasniqi në minutën e 80` të ndeshjes.

Për golin e rezultatit final u përkujdes Progni i cili shënoi në minutat shtesë të lojës për 5:0.

Pas kësaj fitore Gjilani qëndron në vendin e dytë në tabelë me 52 pikë, ndërsa Drenica në vendin e gjashtë me 35 pikë gjithsej.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit