1.1 C
New York
Saturday, December 6, 2025

Buy now

Ballkani me fitore të thellë, Malisheva bindëse në shtëpi

- Advertisement -

Në Superligën e Kosovës sot u zhvilluan tri ndeshje tejet interesante, të cilat sollën lëvizje në garën për kreun e tabelës dhe në zonën e rrezikut.

Në Klinë, Dukagjini dhe Drita ndanë pikët pas një ndeshjeje të balancuar. Vendasit arritën të gjejnë golin në fillim të pjesës së dytë, por Drita nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat krejt në fund të ndeshjes, duke siguruar vetëm pikë në luftën për kreun e renditjes.

Në anën tjetër, kampioni në fuqi, Ballkani, arriti një fitore të thellë 6:1 ndaj Prishtinës së Re. Skuadra suharekase dominoi nga fillimi deri në fund, duke shënuar gola të shumtë dhe duke dëshmuar se mbetet një ndër favoritët për pozitën e parë në tabelë. Me këtë triumf, Ballkani del në vend të parë, me dy pikë para Dukagjinit në vendin e dytë dhe tre pikë mbi Prishtinën e cila ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

E në ndeshjen e tretë të kësaj xhiroje, Malisheva shënoi një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mposhtur Drenicën me rezultat 2:0. Tre pikët e sotme e mbajnë skuadrën në garë për zonën e lartë të tabelës, ndërsa për Drenicën humbja paraqet një pengesë shtesë në përpjekjet për t’u larguar nga pjesa e poshtme.

Të ngjashme

Të fundit